Daim Qubreli, 48-vjeçari nga Mitrovica, është personi që humbi jetën të martën mbrëma pasi ra nga ballkoni i banesës së tij në rrugën “Rozafa”.
Siç është raportuar më herët, viktima ishte në gjendje të dehur në momentin e incidentit.
Ai fillimisht u dërgua në Spitalin Rajonal të Mitrovicës dhe më pas në QKUK, ku ndërroi jetë rreth orës 23:35, bën të ditur raporti 24-orësh i policisë.






