Sot është bërë shpallja e aktgjykimit ndaj zyrtarit policor, Argjend Kastrati, i akuzuar për aksidentin me fatalitet ku vdiq 26-vjeçarja Zana Gjevukaj.
Gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani, e cila e ka përcjellë ngjarjen, ka njoftuar se Kastrati është dënuar me 4 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Pejë.
Në seancën e fundit, polici shprehu pendesën dhe i kërkoi falje familjes së vajzës për rastin tragjik.







