Numër shumë i madh i aksidenteve kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Saktësisht, janë 60 sosh.
Nga këto aksidente dy kanë përfunduar me fatalitet, 23 me të lënduar dhe 35 me dëme materiale.
Njëri nga aksidentet me fatalitet ka ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë, ku një kamion dhe dy vetura janë përfshirë në aksident trafiku. Si pasojë, një burrë ka mbetur pa shenja jete dhe dy të tjerë janë lënduar.
“Rr. Gjilan – Prishtinë 24.06.2025 – 12:05. Dy vetura dhe një automjet transportues (kamion) janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete. Si pasojë një mashkull kosovar ka mbetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes, ndërsa dy persona tjerë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.