Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Sot përfundon afati i paralajmërimit të bizneseve për bllokadë nëse ZRRE s’e pezullon vendimin
Lajme

Sot përfundon afati i paralajmërimit të bizneseve për bllokadë nëse ZRRE s’e pezullon vendimin

21. Juni 20252 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Sot, më 21 qershor, përfundon afati 10-ditor që komuniteti i bizneseve i kishte dhënë Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për pezullimin e vendimit që i detyron kompanitë të furnizohen me energji nga tregu i hapur.

Ky afat u vendos më 11 qershor, gjatë protestës së dytë të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, ku qindra përfaqësues të ndërmarrjeve të mëdha paralajmëruan masa më të ashpra në rast se kërkesat e tyre injorohen.

Me skadimin e këtij afati, përfaqësuesit e bizneseve paralajmërojnë protesta të reja, përfshirë bllokimin e rrugëve nacionale dhe autostradave, nëse ZRRE nuk reagon.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, tha se vendimi i ZRRE-së po rrezikon mijëra vende pune dhe ka dëmtuar rëndë imazhin dhe funksionimin e kompanive të mëdha në Kosovë.

“Dy protestat e organizuara nga komuniteti i bizneset dhe të mbështetura nga organizata ekonomike dhe nga Aleanca e Biznesit kanë pasur të vetmin qëllim: të zbrapset vendimi i ZRRE-së, ku bizneset e fuqishme, i nxjerr në një treg të hapur dhe tregu i hapur dhe i lirë është shumë i shtrenjtë. Me këtë është duke na rrezikuar bizneseve me më shumë se 143 mijë punëtorë dhe që kompanitë mund të ulin numrin e të punësuarve”, tha Shahini.

Sipas tij, përmes këtij vendimi, po dërgohet sinjali se në Kosovë mbështeten vetëm ndërmarrjet e vogla, ndërsa vendit i nevojiten korporata të mëdha.

“Po rrezikohet imazhi i kompanive të fuqishme dhe me këtë ne po tregojmë se ne kemi politikën vetëm për të zhvilluar kompanitë e vogla, jo të mëdha. Kurse në Kosovë kemi nevojë për korporata të fuqishme”, shtoi ai.

Shahini njoftoi se pas protestave të mëhershme, KEK-u ka ofruar furnizim me energji për gjashtë muajt e ardhshëm për bizneset, por me çmim të tregut të hapur, që sipas tij është ende shumë i lartë dhe i papërballueshëm për kompanitë.

“Ne kemi dhënë një afat shtesë 10-ditor dhe kjo kohë ka përfunduar dhe në javën e ardhshme do të ulemi të diskutojmë për hapat e ardhshëm me komunitetin e biznesit”, tha ai.

Në rast se kërkesat nuk merren parasysh, Shahini tha se mund të realizohet një protestë gjithëpërfshirëse dhe në këtë kuadër edhe bllokimin e rrugëve kryesore dhe autostradave të vendit nga ana e bizneseve.

ZRRE
Share. Facebook
Previous ArticleAktori turk viziton Shqipërinë, bashkëshortja e tij pozon nga jugu
Next Article Gjesti e “thumbon” Eglin publikisht?

Related Posts

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Kujt i përket paga e 13-të? Ministri Murati sqaron qëndrimin

12. Februar 2026

Naim Murselit i refuzohet kërkesa për takim me Behgjet Pacollin

11. Februar 2026

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.