Pesë qytetarët shqiptarë që ishin evakuuar nga Izraeli kanë mbërritur “shëndoshë e mirë” në Athinë, njoftoi Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), përmes ambasadave të saj, ka ndjekur me vëmendje çdo hap të evakuimit të pesë shtetasve shqiptarë nga Izraeli. Ata mbërritën shëndoshë e mirë në Athinë, në orët e para të mëngjesit,” thuhet në njoftimin zyrtar.
Po ashtu, Hasani bëri të ditur se tre prej tyre kanë vazhduar udhëtimin dhe tashmë gjenden në Tiranë.
Një tjetër shtetas shqiptar do të kthehet në Shqipëri sonte në mbrëmje, ndërsa personi i pestë është rezident në Greqi dhe do të qëndrojë aty.