Seanca e 33-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës mbahet sot nga ora 10:00.
Kjo pas dështimit të seancës së kaluar për shkak të mungesës së numrave për formimin e komisionit të fshehtë.
Në seancën e 32-të, kryesuesi Avni Dehari ndërpreu punimet menjëherë, pasi nuk u arrit shumica e nevojshme. Mbetet të shihet nëse sot do të ketë përparim në këtë proces të zvarritur.