Komuna e Podujevës ka bërë të ditur se edhe sot do të vazhdojë procesi i dezinsektimit të hapësirave përreth lumenjve Llap dhe Dumnicë.
Sipas njoftimit, dezinsektimi i hapësirave të jashtme bëhet me qëllim të zvogëlimit të numrit të insekteve fluturuese (mushkonjat dhe insekte të tjera), si dhe si masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve infektive, ku si bartës janë insektet e ndryshme.
“Për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve, dezinsektimi i qytetit dhe parqeve do të përsëritet gjatë ditës së sotme, duke filluar nga ora 20:00”, u bë e ditur në njoftim.
“Me këtë rast njoftojmë Shoqatat e Bletarëve dhe pronarët e bletëve që të mos i lëshojnë bletët për kullosë dhe të njëjtat t’i mbyllin sipas planit të dezinsektimit të hapësirave, për shkaqe të sigurisë së bletëve të tyre”.