Një person është arrestuar pasi derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se ka goditur një motoçikletë të cilën ishte duke e drejtuar një person tjetër.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 19:30, në Lipjan.
Tutje thuhet se si pasojë lëndime ka pësuar motoçiklisti, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se ka shkaktuar aksidentin duke goditur motoçikletën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë lëndime ka pësuar viktima, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.