Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën që të dërgon për tek Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘’Adem Jashari’’.
Në këtë aksident trafiku janë përfshirë një traktor dhe një kamion.
Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident trafiku. Po ashtu, në vendin e ngjarjes janë parë edhe forcat policore.