Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
E vrau bashkëshorten, Gjykata e Apelit e vërteton dënimin me burg të përjetshëm për Edmond Lajçin
Lajme

E vrau bashkëshorten, Gjykata e Apelit e vërteton dënimin me burg të përjetshëm për Edmond Lajçin

9. Juni 20253 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar dënimin me burg të përjetshëm për Edmond Lajçin.

I njëjti ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukellës.

Komunikata:

Prishtinë, 9 qershor 2025– Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit së të akuzuarit E.L., duke e vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, PKR.nr.74/2024, të datës 03.02.2025.

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, sipas sktgjykimit PKR.nr.74/2024, të datës 03.02.2025, ka shpallur fajtor të akuzuarin E.L., për shkak të veprave penale vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 të KPK dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve, nga neni 366 paragrafi 1 të KPK, duke i shqiptuar dënim me burgim të përjetshëm. Në dënimin e shqiptuar me burgim i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim nga data 16.04.2024, si dhe i është konfiskuar mjeti i kryerjes së veprës penale, pistoleta model “Zoraki 917-T”, me numër serik…, me karikator dhe 5 fishekë, të cilat do të shkatërrohen pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

Kolegji gjykues vlerëson se, aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë nuk është përfshirë në shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale, të parapara në nenin 384 të KPPK, për të cilat shkelje përkujdeset kolegji i kësaj gjykate edhe sipas dispozitës ligjore nga neni 394 të KPPK, si dhe vlerëson se gjykata e shkallës së parë ka paraqitur arsye të qarta dhe të plota duke dhënë arsye të duhura se cilat fakte konsiderohen të vërtetuara në këtë çështje penale, përkitazi me veprat penale të cilat i vihen në barrë të akuzuarit, e po ashtu ka paraqitur saktësinë e provave nga shkresat e lëndës, sikurse janë provat personale dhe ato materiale.

Ndërsa, sa i përket pretendimeve ankimore lidhur me shkeljen e ligjit penal, Gjykata e Apelit vlerëson se shkalla e parë në mënyrë të plotë dhe të drejtë ka vërtetuar ekzistimin e secilës vepër penale, pasi që ka vlerësuar të gjitha provat sikurse ato personale e po ashtu edhe ato materiale, e posaçërisht pranimin e fajësisë së të akuzuarit, për veprat penale të cilat i vihen në barrë, andaj kolegji gjykues vlerëson se gjykata e shkallës së parë në mënyrë të drejtë ka vendosur kur të akuzuarin e ka shpallur fajtor, pasi që nuk ekzistojnë rrethana që e përjashtojnë të akuzuarin nga përgjegjësia penale si dhe ndjekja penale.

Duke i vlerësuar të gjitha rrethanat e përshkruara si në këtë aktgjykim, kolegji gjykues është i bindur se me dënimin e shqiptuar me burgim të përjetshëm sikurse në dispozitiv të aktgjykimit, do të arrihet efekti dhe qëllimi i tij, që të parandalojë kryerësit nga kryerja e veprave penale në të ardhmen dhe të bëjë rehabilitimin e tij, të parandalojë personat e tjerë nga kryerja e veprave penale, të bëjë kompensimin e viktimave ose të komunitetit për humbjet ose dëmet e shkaktuara nga vepra penale dhe të shprehë gjykimin shoqëror për veprën penale, ngritjen e moralit dhe forcimin e detyrimit për respektimin e ligjit, të paraparë në nenin 38 të KPK.

Edmond Lajçi
Share. Facebook
Previous ArticlePo mbulonte protestat në Los Angelos, reporterja goditet me plumb gome nga policia
Next Article Mot me diell, temperaturat arrijnë 29 gradë

Related Posts

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Kujt i përket paga e 13-të? Ministri Murati sqaron qëndrimin

12. Februar 2026

Naim Murselit i refuzohet kërkesa për takim me Behgjet Pacollin

11. Februar 2026

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.