Njësiti i Hetimeve Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan si rezultat i ndërmarrjes së veprime të shpejta operative hetimore nën autorizimin e Prokurorit të Shtetit, sot me datën 27.05.2025 ka arrestuar tre të dyshuar N.A. (viti i lindjes 1998), M.A. (viti i lindjes 1993) dhe S.T. (viti i lindjes 1989), meshkuj kosovar nga fshati Ranillug.
“Arrestimi i tyre është bërë pasi që janë siguruar dëshmi të arsyeshme se tre të dyshuarit, dyshohet se me datën 16.05.2025 rreth orës 01:40 në fshatin Ranillug pas një mosmarrëveshje të çasti kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, duke e goditur me mjetë të fortë dhe shkaktuar viktimës lëndim të rëndë trupor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tre të dyshuarit pas intervistimit në prezencë avokatëve mbrojtës me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.