Një person ka vdekur në një aksident trafiku në Komunën e Kllokotit.
Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe për pasojë një pasagjere ka vdekur në QKUK, raporton IndeksOnline.
“Kllokot /12.04.2025 – 14:30. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy vozitësit meshkuj kosovarë dhe një pasagjere femër kosovare. Pas tretmanit mjekësor njëri nga vozitësit është liruar, ndërsa vozitësi tjetër dhe pasagjerja janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Më 17.05.2025 nga QKUK është raportuar se pasagjerja ka vdekur”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë së Kososvës.
Në njoftim thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.