Pas takimeve elektorale të të gjitha subjekteve politike pjesëmarrëse në garën e 11 majit, sot në të gjithë Shqipërinë do të mbizotërojë heshtja zgjedhore.
Të dielën, mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote do të shkojnë në kutitë e votimit për të ushtruar të drejtën e tyre në zgjedhjen e përfaqësuesve në parlament dhe se kush do t’i drejtojë për 4 vitet e ardhshme.
Kryeministri Edi Rama kërkon një mandat të katërt me fokus integrimin evropian dhe pasaportën e unionit, teksa Sali Berisha e vuri theksin e fushatës së tij tek ekonomia dhe korrupsioni i qeverisë.
E reja e këtyre zgjedhjeve është vota e diasporës, ku sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më shumë se 245 mijë persona janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë proces.