Hysri Selimi është personi i arrestuar sot nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, sipas nenit 124 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, transmeton Insajderi.

Hysri Selimi, është emër i njohur për autoritetet kosovare për përfshirjen e tij të mëhershme në aktivitete terroriste.
Arrestimi i Selimit është rezultat i një hetimi të gjerë dhe të thelluar nga Prokuroria Speciale, që përfshinte edhe masa të veçanta hetimore të zbatuara për disa muaj.
Operacioni është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda si dhe me asistencën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).