Një vrasje e rëndë dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren. Dyshohet se babai ka vrarë nga jeta njërën nga vajzat e tij derisa ka therur me thikë gruan dhe vajzën tjetër.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, tha ai.