Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar gjoba për ata që shkelin rregullat e reja në rrugën “Agim Ramadani”, apo në pjesën e shenjëzuar si “Kutia e Verdhë”.
Siç thotë Rama, të gjithë shoferët janë të obliguar si në vijim:
– Të mos hyjnë në këtë zonë nëse nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për të përfunduar kalimin e udhëkryqit dhe
– Të shmangin çdo ndalim brenda kësaj zone, me qëllim të mos bllokohet trafiku.
Shkelësit e këtij rregulli, pritet të ndëshkohen me gjoba deri në 80 euro.