Nga sot, kosovarët që mbajnë një pasaportë kombëtare të vlefshme të Kosovës dhe që planifikojnë të vizitojnë shtetin e Izraelit për qëllime turistike, do të përfshihen në listën izraelite të vendeve të përjashtuara nga viza.
Kjo është rezultat i marrëveshjes për heqjen e vizave të nënshkruar midis dy vendeve më 18 qershor 2024, e cila u ratifikua më 5 shkurt 2025.
Megjithatë, para udhëtimit, të gjithë shtetasit e Kosovës do të duhet të pajisen me ETA-IL (Autorizim Elektronik për Udhëtim), një proces i domosdoshëm për të hyrë në Izrael.
Aplikimi për ETA-IL duhet të bëhet të paktën 72 orë para nisjes së udhëtimit.
Në videon vijuese gjeni mënyren sesi të pajiseni me ETA-IL: