Futbollisti i kombëtares shqiptare, Jasir Asani është ndarë nga e dashura e tij nga Tirana, Giota.
Siç merr vesh Klankosova.tv nga burime të sigurta, dyshja i ka dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë.
Çifti edhe i kanë larguar fotografitë nga Instagrami si dhe e kanë bërë “unfollow” njëri – tjetrin.
Ndryshe, lidhja e tyre e dashurisë kishte filluar me një follow në Instagram për t’u kthyer më pas në një dashuri të vërtetë.
Asani paraqitet për klubin Gwangju dhe gjatë këtij sezoni në nëntë paraqitje sulmuesi ka realizuar 3 gola.