Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka bërë të ditur se në mesin e të arrestuarve lidhur me rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika edhe djali i një polici.
Ai tha se me qëllim për të kryer hetime, është sekuestruar edhe arma zyrtare.
“Gjatë ditës së sotme është arrestuar biri i një polici në shtëpinë e të cilit kemi kry bastisje. Me qëllim për të hetuar gjithçka, është sekuestruar edhe arma e tij zyrtare, është arma e policit që punon në drejtorinë e policisë së kufirit. Kjo ishte për sqarim”, tha Hoxha.