Albulena Haxhiu nuk ka marr votat e mjaftueshme për t’u bërë Kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Edhe në herën e dytë, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun.
Ish krye-parlamentari, Glauk Konjuca, i ka lutur deputetët që ta votojnë atë.
“Propozimi i jonë është i njëjti, ju kisha lut si koleg t’a mbështesni këtë propozim”, tha ai.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari ka thënë se seanca shtyhet për 48 orë.