Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Taslixhe” në kryeqytet.
Nga ky rast, nuk ka asnjë person të lënduar.
Zëdhënësja e kësaj kompanie Arbnore Ademi, deklaroi për Klankosova.tv se janë në pritje të raportit përfundimtar.
“Mëngjesin e sotëm jemi njoftuar për një aksident. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Jemi në pritje të një raporti përfundimtar”, deklaroi ajo.
“Ndërkaq sa i përket raportimeve, se ky rast ka ndodhur për shkak të dështimit të frenimit, kjo nuk qëndron”, shtoi Ademi për Klankosova.tv