Dy persona janë arrestuar në Prishtinë për shkak se gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar 428.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një peshore për matjen e substancave narkotike dhe disa qese të zbrazëta që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike.

Policia bën të ditur përmes raportit se me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje