Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Kosova dhe Maqedonia e Veriut inaugurojnë pikëkalimin e përbashkët kufitar në Bllacë
Lajme

Kosova dhe Maqedonia e Veriut inaugurojnë pikëkalimin e përbashkët kufitar në Bllacë

12. April 20252 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Qeveria në detyrë e Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë inauguruar të shtunën pikëkalimin e përbashkët kufitar, i njohur si “One Stop Shop”, në pikën e Bllacës, e cila lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën.

Sipas zyrtarëve të të dyja vendeve, ky sistem do të thjeshtojë procedurat kufitare, duke lejuar që qytetarët e të dyja vendeve të kontrollohen nga një polic i vetëm doganor. Kjo do të reduktojë kohën e pritjes dhe do të lehtësojë kalimin e kufirit mes dy shteteve.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se këto lehtësime kufitare janë pika të reja bashkëpunimi dhe shërbimi që lidhin edhe më shumë këto dy shtete dhe forcojnë fqinjësinë e tyre.

“Krijimi i pikave të përbashkëta për kalimet kufitare në Hani i Elezit, Bllacë dhe Kllubocic-Jashicë, janë më shumë se infrastruktura kufitare; janë pika të reja bashkëpunimi dhe shërbimi që lidhin edhe më shumë dy shtetet tona dhe forcojnë edhe më tej fqinjësinë tonë të mirë. Tani e tutje, qytetarët do të kontrollohen vetëm në hyrje të shtetit pritës, ndërkohë që të dhënat do të shkëmbehen në kohë reale përmes një sistemi të përbashkët teknologjik. Ky model do të mundësojë sistemin e policisë kufitare vetëm në hyrje, duke optimizuar burimet dhe duke rritur kapacitetin për përballimin e fluksit në rritje të qytetarëve. Vetëm gjatë vitit 2024, mbi 5 milion qytetarë kaluan në tri pikat kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo shifër dëshmon lidhjet mes njerëzve tanë, por edhe nevojën për lëvizje të lirë dhe të shpejtë të qytetarëve dhe mallrave. Na gëzon fakti që tani e tutje, policët tanë do të punojnë krah për krah në të njëjtat hapësira. Kështu, kemi forcuar partneritetin dhe bashkëpunimin tonë në fushën e sigurisë”, tha Kurti./EO/

 

Maqedoni e Veriut
Share. Facebook
Previous ArticleRama: Kam sjellë surprizë një çun problematik, Noizy performon këngën zyrtare të fushatës së PS
Next Article Egli dhe Gjesti puthen nën batanije, Danja dhe Loredana i përgjojnë

Related Posts

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Kujt i përket paga e 13-të? Ministri Murati sqaron qëndrimin

12. Februar 2026

Naim Murselit i refuzohet kërkesa për takim me Behgjet Pacollin

11. Februar 2026

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.