Të dielën në Vushtrri një 19 vjeçar u vra nga bashkëmoshatari i tij, të hënën po në këtë komunë një punëdhënës vrau ish – punëtoren e tij dhe më pas veten, mbrëmë në Prishtinë një i vrarë.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të trajtojnë rastet e katër vrasjeve që kanë ndodhur ditëve të fundit dhe të vihet drejtësi.
“Dua të ndaj shqetësim me gjithë ju për katër vrasjet që ndodhën. Ftoj organet që të trajtojnë këto raste, në mënyrë që edhe të vihet drejtësi dhe të parandalohen vrasje të tilla në të ardhmen. Vrasja është jo vetëm vrasje e njeriut, por edhe e shoqërisë ku ai bën pjesë. Gjithë vendi është tronditur. Kjo është thirrje për të gjithë ne, edhe për secilin prej nesh”, ka thënë ai.