Drejtoresha 66-vjeçare e një muzeu gjerman, Alexandra Hildebrandt ka sjellur në jetë fëmijën e saj të dhjetë.
Këtë e ka konfirmuar kreu i muzeut privat ”Checkpoint Charlie” në Berlinin qendror, se djali ka lindur me prerje cezariane në klinikën ”Virchoë” të spitalit ”Charité”.
Derisa, fëmija thuhet se u lind të mërkurën e kaluar, me Hildebrandt që lavdëroi stafin e ”Charité” për punën e tyre.
Hildebrandt i tha gazetës ”Bild” se ajo ka pasur tetë fëmijë, përfshirë binjakë, që kur mbushi 53 vjeçe, derisa dy prej tyre janë fëmijë të rritur.
”Tetë nga fëmijët kanë lindur me prerje cezariane”, tha ajo.
Hildebrandt ka folur për dëshirën për të pasur një familje të madhe dhe tha se donte të inkurajonte njerëzit që të kishin më shumë fëmijë.