Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
“Rritja e çmimit të rrymës me pasoja të rënda për qytetarët, do të shtrenjtohen edhe buka, vaji e sheqeri dhe transporti”
Lajme

“Rritja e çmimit të rrymës me pasoja të rënda për qytetarët, do të shtrenjtohen edhe buka, vaji e sheqeri dhe transporti”

22. März 20253 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas deklarimeve të kryetarit të Bordit të ZRRE-së, se rryma nga 1 prilli i këtij viti do të shtrenjtohet dhe se ata që kanë paguar 50 euro, do të paguajnë 58.

Bajrami ka thënë se kjo rritje do të ketë pasoja të rënda për ekonominë e vendit.

Bajrami thotë se rritja e çmimit të energjisë “është goditja e parë, por jo e fundit, sepse kur bizneseve u rriten shpenzimet, atëherë çmimet e të gjitha produkteve bazë do të rriten përsëri si: çmimi i bukës, qumështit, vajit, sheqerit, transportit dhe çdo produkti tjetër të domosdoshëm për jetesë”.

Reagimi i plotë:

 Zbatimi i vendimt të ZRRE-së do të ketë pasoja të  rëndë për ekonominë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Nga 1 prilli i këtij viti, çmimi i energjisë rritet me 15%. Kryetari i Bordit të ZRRE-së thotë: “Nëse keni paguar 50€, tani do të paguani 58€” (në të vërtetë, rritja prej 15% e çon faturën në 57.5€ jo në 58).

Por janë disa fakte që duhet të thuhën zëshëm:

❌ Shumica e familjeve nuk paguajnë 50€ në muaj, por më shumë.

❌ Rritja prej 15% e çmimt të energjisë për shpenzuesit komercial (bizneset)  është drejtpërdrejtë kosto shtesë për të gjitha produktet dhe shërbimet e tyre.

❌ Rritja e çmimit të energjisë është goditja e parë, por jo e fundit, sepse kur bizneseve u rriten shpenzimet, atëherë çmimet e të gjitha produkteve bazë do të rriten përsëri si: çmimi i bukës, qumështit, vajit, sheqerit, transportit dhe çdo produkti tjetër të domosdoshëm për jetesë.

❌ Pra, standardi i jetesës në vitin 2025 do të jetë më i ulët se ai i vitit 2020.

❌Shto këtu faktin se ZRRE-ja po i hedh në treg të hapur 1000 kompanitë më të mëdha të vendit.  Sipas vendimit të ZRRE-së nga 1 qershori i këtij viti KESCO nuk e ka obligim t’i furnizoj më me energji elektrike këto kompani, ato duhet ta blejnë energjinë në tregun e hapur. Praktikisht kjo do të thotë se këto 1000 kompani nuk mund ta blejnë energjinë që prodhon KEK-u, por duhet të blejnë energji të importuar me çmim se paku dyfish me të shtrejt (shih çmimet në bursë), me që rast një pjesë e tyre edhe mund të falimentojnë, disa do të përfundojnë me largim nga puna të punëtorëve për të ulur shpenzimet, e të gjitha do të detyrohen t’i rrisin çmimet për të mbijetuar, gjë që do t’i bëj ato jo konkurruese në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar, rrjedhimisht kjo qon deri te lulëzimi i importit edhe ashtu tepër i lartë.

❌Pyetja: Kush përfiton nga ky vendim?

❌Përgjigja: KESCO dhe tregtarët e energjisë, apo siç i quante Kurti kur ishte në opozitë: “mafia energjetike”.

Është e qartë se zbatimi i këtij vendimi  çon drejt rrënimit të ekonomisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

PS.

Sipas ZRRE-së, në Kosovë janë 19 kompani të licencuara për tregti me energji elektrike, e në mesin e tyre kish të tilla që hynë në top dhjetshën e kompanive kosovare për nga qarkullimi, për vitin 2024. Vetëm ky fakt tregon mjaftushëm në çfarë gjendje jemi.

ZRRE
Share. Facebook
Previous Article5 shenja që tregojnë se barriera e lëkurës tënde është dëmtuar
Next Article Me shumë stil, Rihanna shijon natën në Santa Monica

Related Posts

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Kujt i përket paga e 13-të? Ministri Murati sqaron qëndrimin

12. Februar 2026

Naim Murselit i refuzohet kërkesa për takim me Behgjet Pacollin

11. Februar 2026

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.