Djali i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Klestori, ka bërë homazhe për Haxhi Thaçin.
Veseli gjithashtu ka shkruar edhe në librin e zisë për babanë e Hashim Thaçit, i cili në librin e kujtimit ka shkruar për Haxhiun: “Nuk e ndau babin kurrë nga bijtë e tij, fisnik e i urtë”.
Haxhi Thaçi vdiq me 16 mars në QKUK pas takimit me të birin e tij, Hashim Thaçi i cili po mbahet në Hagë.
Në ora 15:00, sot ai pritet të përcillet për në banesën e fundit.