Haxhi Thaçi, ka vdekur të dielen në moshën 87 vjeçare.

Babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për një kohë kishte qenë i shtrirë në spital shkaku i gjendjes së rëndë shëndetësore.
Ai kishte mall të madh për të birin, i cili tash e gati pesë vjet po mbahet i burgosur nga Haga.
Këtë të fundit, arriti ta takonte vetëm pak ditë para se t’i mbyllte sytë.
Hashim Thaçi, u lejua nga Dhomat e Specializuara ta takonte babain e tij më 13 mars.
Por, Haxhi Thaçi, e kishte vizituar djalin e tij në Hagë edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe në moshë të shtyrë.
Hera e fundit ishte 19 maji, i vitit të kaluar, ku ai bashkë me gruan Hyrën ishin në Qendrën e Paraburgimit.