Ka vdekur stomatologia Arijeta Bejtullahu nga Prizreni, pas një sëmundje të shkurtër.
Oda e Stomatologëve të Kosovës ka bërë të ditur se e ndjera ka vdekur të premten.
Kjo odë shpreh ngushëllime për të ndjerën, duke thënë se kontributi i saj nuk do të harrohet.
“Dr. Arijeta do të kujtohet gjithmonë për kontributin e saj të çmuar në fushën e stomatologjisë dhe përkushtimin e saj ndaj pacientëve dhe kolegëve”.
“Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e saj në këto momente të vështira. U prehtë në paqe!”, thuhet në telegramin e Odës së Stomatologëve.