Qeveria e Kosovës nesër në mbledhje pritet të shqyrtojë Nismën për lidhjen e Marrëveshjes Kornizë për bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuar nga Departamenti i Mbrojtjes.

Në janar të këtij viti, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pas pritjes që i ishte bërë në Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, kishte bërë të ditur se është diskutuar për realizimin e marrëveshjes kornizë në fushën e mbrojtjes.
Në njoftim theksohej se kjo marrëveshje do të hapë mundësi të reja në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Në mbledhjen e nesërme Qeveria pritet të marrë vendim edhe për disa shpronësime, shkruan Indeksonline transmeton Klankosova.tv
Nesër pritet të shqyrtohet edhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë, për Shkëmbim dhe Mbrojtje të Ndërsjellë të Informacionit të Klasifikuar.