Shtetasi shqiptar Alban Ajdini, i cili banon në Manduria, Itali ka krijuar një model këpucësh që mund të lidhen me një gisht, shkruan Rosarianna Romano në një artikull të botuar në “Corriere della Sera”.
Por, ai ka një pasion të vërtetë për shpikjet. Këpuca e lidhur me një gisht ishte projektuar për personat që kishin vështirësi. Tani ai do të përpiqet t’i prodhojë ato.
Alban Ajdini është 40 vjeç dhe punon si shofer. I lindur në Shqipëri, ai ka jetuar në Manduria, Taranto për më shumë se 30 vjet.
Në kohën e lirë? Ai mendon për ide të reja, të cilat bëhen prototipe reale të objekteve të të gjitha llojeve. Me një kusht: që të mos jenë shpikur ende nga askush. Si këpucë që lidhen vetë. Ose më mirë: me gisht.
Me një dizajn të thjeshtë por funksional, këpucët e krijuara nga Albani braktisin lidhëset, të cilat nuk janë komode për t’u lidhur, veçanërisht për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.
Në vend të tyre ka dy shirita elastike, të cilët me një gjest të thjeshtë i lejojnë kujtdo që t’i veshë këpucët me lehtësi.
Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes së Pronësisë Industriale i dha patentën Alban Ajdinit pas depozitimit të shpikjes së tij.
Këpucë të dizajnuara për të moshuarit dhe personate me aftësi të kufizuar
“Arsyeja për këtë shpikje? Mendova për personat me aftësi të kufizuara, të cilët mund të kishin vështirësi të lidhnin këpucët. Me shpikjen time, megjithatë, mjafton një gisht. Dhe kaq”, shpjegon me kënaqësi Ajdini.
“Ideja është bërë projekt. Dhe tashmë mund të hyjë në treg”, shtoi ai.
“Tashmë qëllimi tjetër është t’i jap një kompanie mundësinë që të prodhojë këpucët e mia në një shkallë të gjerë, sepse në këtë mënyrë ato do të ishin të përballueshme për të gjithë”, tha Albani.
Dhe për të gjitha rastet: këpucët, në fakt, mund të plotësojnë çdo veshje, qoftë zyre apo casual.
Mbërritja në portin e Brindizit në vitin 1991
Albani ka lindur në Shqipëri, por ka jetuar në Itali për gati 34 vjet. Ai mbërriti në Pulia kur ishte gjashtë vjeç.
Së bashku me prindërit e tij, të cilët, si mijëra njerëz, në fillim të viteve 1990 i shihnin brigjet e Adriatikut si një sinonim për shpresën dhe të ardhmen.