Të shtëna armësh thuhet se janë dëgjuar jashtë sallës së gjyqit rajonal në Gjermani, ku po vazhdon një gjyq i profilit të lartë për vrasjen fatale të boksierit shqiptar, Besar Nimani.

Të shtëna armësh thuhet se janë dëgjuar jashtë sallës së gjyqit rajonal në Gjermani, ku po vazhdon një gjyq i profilit të lartë për vrasjen fatale të boksierit shqiptar, Besar Nimani.
Policia ka thënë se një “operacion i madh” është duke u zhvilluar jashtë gjykatës së Bielefeldit, ku po mbahet gjyqi për boksierin e vrarë, Besar Nimani.
Nimani u qëllua për vdekje teksa po darkonte në një kafene të jashtme në Gjermani pranverën e kaluar. Një nga vrasësit e tij është ende në arrati.
Mediumi Neue Westfälische ka raportuar se babai dhe vëllai i të pandehurit, u qëlluan të dy jashtë gjykatës, por policia nuk e ka konfirmuar këtë lajm ende.
Në anën tjetër, gazeta BILD raportoi se “disa” anëtarë të familjes së të pandehurit u qëlluan për vdekje.
Thuhet se të shtënat u dëgjuan sot (e mërkurë) rreth orës 13:30, menjëherë pas përfundimit të gjykimit të ditës.
Një dëshmitar tha për Bild-in se dikush bërtiti “Dikush po qëllon jashtë!”.
Ndryshe, sot ishte duke u mbajtur gjyqi për Huseyin Akkurt, i cili u akuzua në lidhje me vrasjen e boksierit Besar Nimani. /Telegrafi