Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, dje përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nga procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë deri dje në orën 16:00, janë numëruar 46.19% e vendvotimeve apo 1,170 nga 2,533, shkruan Gazeta Express.
Nga KQZ-ja është bërë e ditur edhe se numërimi i votave ka përfunduar në 9 qendra komunale.
Ndërsa nga ora 16:00 sot, ka filluar procesi i numërimit edhe në QKN-në e komunës së Mamushës.