Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Drenicës, Sylejman Selimi, po vazhdon dëshminë e tij në Hagë rastin e ish-krerëve të UÇK’së.
Teksa u mor në pyetje nga mbrojtja e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ai u pyet lidhur me dy persona që më 1998-ën paraqiteshin si pjesëtarë të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).
“Z. Veselin as nuk e njihja as nuk kisha kontakt, por edhe nuk ishte një shërbim i tillë, nuk kisha dëgju dhe nuk kishte në Zonën Operative të Drenicës”, tha ndër të tjera në dëshminë e tij Selimi.