Në zgjedhjet parlamentare të dielën e kaluar, qytetarët e Republikës së Kosovës morën pjesë në një proces të rëndësishëm demokratik.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e përgatiti me kohë infrastrukturën për këtë ngjarje, duke përfshirë edhe furnizimin me materiale të nevojshme për realizimin e zgjedhjeve.
Një nga elementët kyç për sigurinë e votimit ishte ngjyra matrikulare për shënjimin e votuesve, e cila shpërndahet me anë të markerëve të posaçëm.
Për këtë qëllim, KQZ zhvilloi një tender, për të cilin ndau një fond prej 17 mijë eurosh.
![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/uploads/2025/02/1-9.png)
Tre operatorë ekonomikë konkuruan për kontratën, ndërsa oferta më e mirë u paraqit nga “Ndërmarrja Tregtare Grafike Blendi O.P.”, e cila e siguroi kontratën me një vlerë prej 16,638.00 euro.
![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/uploads/2025/02/2-3-1.png)