Simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje iu mbështetën pozitivisht ftesës së Kurtit për ta festuar rezultatin zgjedhor mbrëmë.
Nga aty pati momente të sikletshme. Një nga ta është transmetuar drejtpërdrejt edhe në Shqipëri, në Top Channel.
Njëri nga simpatizantët që mbante tatuazh Kurtin, pati disa bllokime përgjatë intervistimit nga gazetarja.
Në pyetjen e gazetares se a janë të kënaqur me rezultatet, ai u përgjigj “i Ferizajt”.
Gjatë momentit të intervistës, një i moshuar po ia puthte dorën ku ai ka tatuazh Kurtin.