Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e mbi 90 për qind të votave në Komunën e Ferizajt.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/09/infoline-ad-16-09-2024.png)
Përkundër që kjo komunë udhëhiqet nga PDK-ja është Lëvizja Vetëvendosje ajo që po prin me 51.08 për qind të votave. Ndërsa PDK ka marrë 27.49 për qind.
E treta vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.82% duke pasuar me AAK-Nisma 3.19%.
Koalicioni për Familje ka marrë 1.81%.