Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e mbi 94% të votave në Komunën e Prishtinës.
Sipas rezultateve të publikuara deri tani, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) udhëheq me 46.80% të votave, duke ruajtur pozitat e para në këtë komunë.
Pas saj renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 25.54% të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 18.43%.
Koalicioni për Familje është renditur si partia e katërt me 4.23%, ndërsa AAK-Nisma ka marrë 3.31% të votave.
![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/uploads/2025/02/lvv.png)