Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?
Lajme

Kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?

10. Februar 20252 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me procesin e numërimit të votave për subjektet politike.

Deri tani janë numëruar 88.04% e votave në gjithë Kosovën, ku e para renditet LVV me 41.29%, e dyta PDK me 21.83%, e treta LDK me 17.75% dhe e katërta renditet koalicioni AAK-Nisma me 7.68%.

Sipas të dhënave nga KQZ-ja, në shtatë komunat më të mëdha të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje është partia që kryeson dukshëm me numër të votave krahasuar me partitë e tjera.

Në Gjakovë nga numërimi i 93.10% të votave, LVV-a ka marrë 47.15%, AAK-Nisma ka 19.70%, LDK-ja me 16.68% dhe PDK-ja 10.23%

Duhet theksuar se kjo komunë aktualisht udhëhiqet nga Ardian Gjini i  AAK-së.

Në Mitrovicë nga numërimi i 89.52% të votave, LVV-ja ka marrë 56.23%, e dyta renditet PDK-ja me 30.81%, LDK-ja renditet e treta me 6.31% e katërta Koalicioni për Familjen me 3.37% kurse AAK-Nisma janë të pestët në këtë komunë me 1.37%.

Kjo komunë drejtohet nga Bedri Hamza i PDK-së, i cili ishte dhe kandidat për kryeministër.

Në Pejë nga numërimi i 80.30% të votave, LVV-ja është e para me 41.37%, e dyta renditet LDK-ja me 28.01%, e treta është AAK-Nisma me 12.74% dhe PDK-ja e pesta me 10.11%.

Kjo komunë udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri i LDK-së.

Në Prishtinë deri tani janë numëruar 94.19% e votave, ku LVV-ja ka marrë 46.80%, LDK-ja ka 25.54%, PDK-ja ka marrë 18.43%, Koalicioni për Familjen 4.23% dhe AAK-Nisma 3.31%.

Edhe Prishtina aktualisht është nën udhëheqjen e Përparim Ramës nga LDK.

Në Gjilan janë numëruar 78.29% e votave, ku LVV ka marrë 51.54%, LDK ka 21.73%, PDK-ja ka marrë 17.06% dhe AAK-Nisma ka 2.73%.

Kjo komunë aktualisht drejtohet nga Alban Hyseni i LVV-së.

KQZ-ja në Prizren ka numëruar 91.10% të votave, ku LVV-ja ka marrë 40.79%, PDK-ja ka 22.85%, LDK-ja ka marrë 10.67% dhe AAK-Nisma ka 4.77% të votave.

Prizreni është nën udhëheqjen e Shaqir Totaj nga PDK-ja.

Në Ferizaj janë numëruar 88.16% e votave, ku edhe në këtë komunë LVV-ja është e para më 50.99%, e dyta PDK-ja më 27.61%, e treta LDK-ja me 12.72% dhe e katërta renditet AAK-Nisma me 3.19%.

Edhe kjo komunë është nën udhëheqjen e Agim Aliut nga PDK-ja. /Telegrafi

KQZ
Share. Facebook
Previous ArticleVazhdon gjykimi në Hagë për rastin “Thaçi dhe të tjerët”
Next Article Ministri i Kurtit dhe djali i tij përfundojnë të prangosur ditën e zgjedhjeve

Related Posts

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Kujt i përket paga e 13-të? Ministri Murati sqaron qëndrimin

12. Februar 2026

Naim Murselit i refuzohet kërkesa për takim me Behgjet Pacollin

11. Februar 2026

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.