Sot qytetarët e Kosovës kanë votuar për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, e që deri në ora 15:00 kanë votuar 558 mijë e 246 qytetarë.
Sipas të dhënave të KQZ-së, dalja më e ulët e qytetarëve është në këto komuna: Mitrovicë e Veriut, Graçanicë, Dragash, Istog dhe Rahovec.
Më posht i gjeni detajet:
Mitrovicë e Veriut – 4.45%, ku nga 18 mijë e 781 qytetarë të regjistruar për të votuar, vetëm 836 prej tyre kanë shfrytëzuar këtë të drejtë.
Graçanicë – 16.79%, me 22 mijë e 819 qytetarë të regjistruar, kanë votuar 3 mijë e 832 prej tyre.
Dragash – 17.34%, nga 40 mijë e 263 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 6 mijë e 980 deri tani.
Istog – 18.30%, me 50 mijë e 276 qytetarë të regjistuar për të votuar, kanë votuar deri në ora 15:00 vetëm 9 mijë e 199 prej tyre.
Rahovec – 20.12%, nga 58 mijë e 338 mijë qytetarë të regjistruar, kanë votuar 11 mijë e 738 prej tyre.