Janë arrestuar katër të dyshuara në Zubin Potok për shkak se dyshohet që e kishin telefonuar një person dhe i kishin kërkuar ta votojë një subjekt politik, në të kundërtën do t’ia ndalnin ndihmën sociale.
Policia e Kosovës njofton se në cilësi të provave materiale, gjatë kontrollit në objektin e Qendrës për Punë Sociale në Zubin Potok janë sekuestruar një aparat telefonik dhe listat me emrat dhe numrat e personave që dyshohet se janë kontaktuar me qëllimin e njëjtë.