Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë një hap të madh përpara në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për foshnjat, duke nisur për herë të parë në Kosovë programin e Skriningut Neonatal Metabolik.
Ky program jetik mundëson zbulimin e hershëm të sëmundjeve të rënda metabolike dhe gjenetike te të porsalindurit, duke ofruar mundësinë për trajtim të hershëm dhe efektiv.
Skriningu kryhet brenda 24 deri në 48 orë pas lindjes dhe është një masë parandaluese që ndihmon në diagnostikimin e sëmundjeve që mund të mos shfaqin simptoma menjëherë, por që mund të shkaktojnë pasoja serioze për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës.
Njoftimi i plotë: