Mbrëmë një rastin tragjik ka ndodhur në Jabllanovicë të Gjakovës, kur tre të mitur kanë vdekur pas shembjes së një objekti.
Se si ka ndodhur ngjarja ka treguar familjari i njërës nga viktimat.
‘’Kjo tragjedi ka ndodhë në këtë objekt të pabanueshëm. Rasti ka ndodh rreth orës 10:30, ma herët kanë dalë si rinia tu lujt, si shokë që kanë qenë viktimat. Kur e kemi hetu që janë në këtë objekt i kemi thirr policinë, kanë ardh shumë shpejt, edhe ambulanca dhe zjarrëfikësit, po i kemi gjet pa shenja jete. Viktimat u gjetën mas 4 ore, shtëpia u rrënu në ora 16:35 në bazë të kamerave’’, tha Perparim Ademaj.