Gjatë ditës së shtunë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga -1 gradë Celsius deri në 12 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.
“Moti parashikohet kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell. Temperaturat minimale do të variojnë nga -1°C deri në 2°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 7°C deri në 12°C. Era do të fryjë nga juglindja me intensitet të lehtë deri mesatar”, njofton IHMK-ja.