Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Kurti e kujton nga facebooku presidentin Rugova
Lajme

Kurti e kujton nga facebooku presidentin Rugova

21. Januar 20253 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Kryeministri Albin Kurti, anise nuk mori pjesë në asnjërën prej organizimeve të sotme përkujtimore për presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova, vendosi ta kujtojë atë me një shkrim në facebook.

Ai i përmend siç thotë dy takime të cilat kishte me Rugovën, në fillet e angazhimit të tij në politikë më 1997.

”Në kujtim të Presidentit Ibrahim Rugova (1944-2006)
Në fillet e angazhimit tim politik, më 1997, kam patur rastin ta takoj dy herë Presidentin Ibrahim Rugova, prej kur figura e tij më ka mbetur në kujtesë në trajtën e imazhit të një njeriu të urtë, paqësor dhe besnik ndaj rrugës së dialogimit në politikë. Sot janë bërë 19 vite nga 21 janari i vitit 2006, kur Dr. Ibrahim Rugova vdiq në moshën 61 vjeçare, duke lënë pas infrastrukturën e një tradite të madhe politike, institucionale dhe studimore.
Si kryetari i parë i partisë Lidhja Demokratike e Kosovës që nga themelimi i saj më 1989 dhe më pas si Presidenti i Parë i Kosovës nga viti 1992 e tutje, Ibrahim Rugova luajti një rol kyç në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në fillimvitet ’90. Konsistenca e tij retorike me kërkesa për liri, pavarësi dhe demokraci për Kosovën, u dëgjua si një mesazh autentik dhe i besueshëm në të gjitha kancelaritë e shteteve të Evropës dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në historinë moderne të Kosovës, një dekadë e gjysmë (1989-2006) e saj është e lidhur ngushtë me emrin e Presidentit Rugova, periudhë kjo që fillon me rezistencën paqësore të viteve ’90 dhe përfundon me periudhën e ndërtimit të institucioneve të Kosovës që kulmoi me shpalljen e pavarësisë së saj më 2008.
Dr. Ibrahim Rugova i ka lënë Kosovës një trashëgimi të madhe politike, institucionale dhe letrare e studimore, e cila është mbledhur dhe studiuar, por që edhe më tutje pritet të njihet dhe të studiohet nga politologët, historianët, filozofët dhe kritikët e letërsisë. Në muajt e fundit, korpusit të botimeve për Presidentin Ibrahim Rugova, u është shtuar dhe një botim i veçantë për raportimet e shtypit italian dhe gjerman për Presidentin Rugova. I përgatitur për botim nga studiuesi Bejtullah Destani, ky libër mund të merret si një hyrje e mirë për t’u njohur me profilin politik të Presidentit Rugova, parë nga perspektiva e raportimeve të mediave ndërkombëtare dhe si një mënyrë për ta kujtuar atë në këtë përvjetor të vdekjes së tij.
Në shenjë mirënjohje dhe respekti për Presidentin Ibrahim Rugova, në 19 vjetorin e tij të vdekjes’.

Albin Kurti
Share. Facebook
Previous ArticleKy është efekti i bananeve
Next Article “Zure dashnore gruan e drejtorit të Teatrit”, degradon debati në Big Brother

Related Posts

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Kujt i përket paga e 13-të? Ministri Murati sqaron qëndrimin

12. Februar 2026

Naim Murselit i refuzohet kërkesa për takim me Behgjet Pacollin

11. Februar 2026

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.