Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Kategoritë që preken nga sëmundjet e zemrës
Shëndeti

Kategoritë që preken nga sëmundjet e zemrës

30. Dezember 20244 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Zemra dihet që është një pompë që pompon gjakun. Dhe, në rastin e sëmundjeve të zemrës kemi prishje të funksionit të saj si pompë.

Zemra si organ muskulor luan rolin e pompës e cila e shtyn gjakun në qarkullim. Zemra, arteriet, venat dhe kapilarët formojnë sistem të mbyllur të gjakut.

Zemra është organ i zgavruar muskulor i përbërë prej dy zgavrave më të vogla, veshëza, dhe në dy zgavra më të mëdha, barkushe, të cilët tkurren dhe shtrihen duke e detyruar gjakun të qarkullojë. Arteriet janë enë elastike të gjakut, të cilat gjakun e largojnë nga zemra.

Venat janë enë të buta elastike të cilat e sjellin gjakun në zemër. Puna e muskujve dhe organeve të tjera e shtyn gjakun nëpër to. Kapilarët e gjakut janë enët më të holla të gjakut përmes të cilave bëhet këmbimi i materieve ushqyese në gjak, transmeton Telegrafi.

Si funksionon?

Zemra dihet që është një pompë që pompon gjakun. Dhe, në rastin e sëmundjeve të zemrës kemi prishje të funksionit të saj si pompë. Gjithashtu në sëmundjet e zemrës ka rëndësi si kur prishet ritmi, ashtu edhe kur prishen valvulat, ose kur prishet tërësia e mureve të saj.

Kur prishet ritmi kemi aritmitë që janë dy llojesh, me ritëm të shtuar ose takikardive, ose me ritëm të ngadalësuar që janë bradikarditë. Kur prishen valvulat zemra nuk funksionon mirë si pompë dhe në këto raste bëhen operacione të ndryshme për zëvendësimin e tyre. Po ashtu, lloj tjetër sëmundjeje të zemrës janë edhe ato që prishin muret e zemrës, siç është infarkti.

Në të gjitha këto raste, duke mos funksionuar si pompë ajo nuk çon dot gjakun në të gjithë trupin dhe kështu nuk furnizohet organizmi me oksigjen edhe me lëndë ushqimore. Duke mos u furnizuar me to, organizmi do të fillojë të mos funksionojë si duhet.

Simptomat

Në rastin e sëmundjeve të zemrës do të kemi shenja si marrja e frymës, ënjtje të këmbëve, nxirje e buzëve ose edhe dhimbje kur kemi infarkt për arsye se ndodh vdekje e një pjesë të murit të dhomave të zemrës.

Stadi i fundit i sëmundjes së zemrës është pamjaftueshmëria e zemrës (insuficienca kardiake) në të cilën ky organ nuk e kryen funksionin e saj dhe njeriu bëhet invalid. Në momentin kur kjo pamjaftueshmëri nuk mund të përballohet nga organizmi, atëherë organizmi vdes.

Gjashtë variantet e sëmundjes

1. Zemra e zgjeruar paraqet dobësimin e muskulit të zemrës, i cili ngadalshëm dhe dobët kontrakton me këtë dobëson qarkullimin i gjakut dhe organet nuk kanë oksigjen të mjaftuar. Si pasojë e këtyre mungesave, paraqitet dobësimi i përgjithshëm i organizmit.

2. Miokarditisi është ndezje e përgjithshme e muskulit të zemrës, gjë që paraqitet si rezultat i sëmundjeve të tjera, ndonjë infeksion më i madh si gripi, reumatizmi i dhëmbëve, bajameve etj.

3. Infarkti është vdekje e një pjese të indit muskulor të zemrës. Kjo sëmundje paraqitet nga mbyllja e ndonjë dege të arterieve të cilat ushqejnë zemrën, gjatë kontraksionit (ngushtimit) momental të arterieve, ndonjë plasaritjeje e arterieve e përcjellë me gjakderdhje, gjatë streseve ose si pasojë e shtypjes së lartë.

Në këto raste indi muskulor ose një pjesë e zemrës mbetet pa ushqim dhe pa oksigjen, menjëherë pas kësaj ajo pjesë e muskulit të zemrës të vdes. Infrakti përcillet me dhimbje të rënda. Ka raste kur zemra ndërpret punën dhe shkaktohet vdekje.

4. Aritmia është rrahje e shpejtë dhe e ngadalshme e zemrës ose rrahje e përzier e ngadalësuar dhe e shpejtuar me kërcime dhe ndërprerje të rrahjeve. Kjo dukuri është pasojë e kontrollit të disharmonizuar të ngacmimeve nervore të punës së zemrës, të cilat e kanë prejardhjen nga qendrat e sistemit nervor.

5. Arteroskleroza është grumbullimi i materieve të yndyrshme dhe kripërat e kalciumit në brendi në muret e arterieve, kjo çon deri tek mbyllja e tyre dhe zvogëlimi i qarkullimit të gjakut me shumë pasoja si dhe zmadhimi i shtypjes së gjakut, e cila mund të shkaktohet edhe nga gjendjet nervore, streset etj. Të gjitha këto kanë lidhje të drejtpërdrejtë me mosfunksionimin e mirë të zemrës.

6. Embolia është mbyllja e ndonjë arterie të trurit, një lloj si infrakti i zemrës. Kjo shkakton dëmtimin e ndonjë qendre dhe me këtë rast paraqitet paraliza ose vdekja.

 

Zemra
Share. Facebook
Previous ArticleDua Lipa zbulon momentet epike të 2024-s, do të mahniteni
Next Article I dashuri ia di rendin, i bën dhuratë Encës një buqetë gjigante me trëndafila

Related Posts

Dr. Gorani : Të prekur nga sëmundjet e zemrës në rritje, përfshirë të moshës 20 deri në 30 vjeç

28. Januar 2026

Cili element i rëndësishëm iu mungon në trup nëse ju shfaqen ulçërat e gojës?

29. Dezember 2025

Si mund të ndikojë në shëndet konsumi i rregullt i pjeshkave?

13. Juli 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.