Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, është duke bërë senzacion në futbollin rus me fanellën e Rubin Kazanit.
Një gazetë e njohur “Buisness Online” e ka përzgjedhur futbollistin shqiptar në mesin e më të mirëve për vitin 2024.
Tani Daku është në garë me disa sportistë të njohur rus për të fituar këtë çmim.
26-vjeçari nga Gjilani gjatë këtij gjysmë-sezoni ka zhvilluar 17 ndeshje në ligë, ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 5 asiste.