Boksieri serb, Stefan Mariç, ka pësuar një humbje të befasishme të dielën në Tiranë, ku u mposht nga boksieri shqiptar, Ahmed Koçi, në raundin e dytë të një ndeshjeje të tensionuar.
Mariç hyri në ring me këngën serbe “Gëzohu popull serb”, një këngë që e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë, e cila ka shkaktuar tensione të shumta dhe është parë si një provokim nga ana e tij.
Përballja e zhvilluar në kuadër të një eventi boksit në kryeqytetin shqiptar ka nxitur reagime të shumta, duke qenë se përdorimi i një kënge të tillë në një aktivitet sportiv ka sjellë diskutime rreth ndikimit të politikës në sport.
Pas disa raundeve të ashpra, Koçi arriti të triumfojë në raundin e dytë, duke i dhënë fund një ndeshjeje që do të mbahet mend jo vetëm për përformancën sportive, por edhe për tensionet e krijuara jashtë ringut.