Mijëra bashkatdhetarë janë nisur drejt Kosovës, për festat e fundvitit.
Kufijtë janë dendur nga veturat e diasporës që me padurim po presin të takojnë me të dashurit e tyre.
Madje, rruga e gjatë dhe e mundimshme po lehtësohet me shkëmbim informacionesh, sidomos për pritjet në kufi, shkruan IndeksOnline.
Mërgimtarët po paralajmërojnë njëri-tjetrin edhe për gjendjen e rrugës.