Gjendja psikologjike e këngëtares së njohur Parashqevi Simaku është përkeqësuar.
Sipas Nertila Haxhia, aktiviste për të drejtat e njeriut, publikimi i shpeshtë i detajeve mbi gjendjen e Simakut ka shkaktuar këtë.
“Mënyra se si është paraqitur është kontroverse. Publikimi i çdo momenti të saj ka qenë i panevojshëm. Duhej menaxhuar me më shumë kujdes dhe respekt ndaj saj. Ajo po dhunohet sërish, kësaj here jo nga individë, por nga masa”, u shpreh Nertila në emisionin “Kosova Today”.
Nga ana tjetër, psikologia Atifete Syla, e cilësoi rastin si një reflektim të një shoqërie sipërfaqësore që kërkon vëmendje.